Prokuroria jep detaje në lidhje me shpërthimin në elektro-distribucionin në Mitrovicë të Veriut

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar është raportuar për një shpërthim në elektro-distribucionin në Mitrovicë të Veriut.

Kryeprokurori Ismet Ujkani në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se dyshohet për një bombë dore që është vendosur.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme materiale.

“Dyshohet për një bombë dore në shpërthimin te elektro distribucioni. Nuk është raportuar për persona të lënduar, përpos dëmeve materiale. Sulmi ka ndodhur nga persona ende të panjohur” ka thënë Ujkani.

Sipas tij, policia është duke vazhduar me hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

Për rastin kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, rajoni i Mitrovicës.

Ende nuk dihet nëse ky veprim ka të bëjë me marrëveshjen për energjinë mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila u arrit ditë më parë në Bruksel.

Shpërthim afër elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës

 

www.kallxo.co,m