Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratat e tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka intervistuar gjatë ditës së sotme Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri për shkak se i njëjti dyshohet se bëri nxitje e përçarjes dhe mos durim.

Kështu të paktën e ka cilësuar prokuroria veprën që Bahtiri e ka kryer kur ka deklaruar se “nëse nuk shpallen zgjedhjet nga Presidenti, do të këtë vëllavrasje”.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Bahtiri është lëshuar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com raportoi se Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me raportimin e mediave për me  një deklaratë të tij në të cilën ai ishte shprehur që nëse nuk shpallen zgjedhjet nga Presidenti, sipas tij do të këtë “ vëllavrasje “.

Reagon Bahtiri: Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje