Prokuroria e Gjilanit

Prokuroria Gjilanit ndaloi 9 persona brenda javës, 6 prej tyre për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës nga data 29 korrik deri më 04 gusht 2024, ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Njoftimi lidhur me ndalimin e 9 personave brenda javës nga Prokuroria Themelore në Gjilan është bërë i ditur sot më 05.08.2024.

Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, ndërsa gjashtë (6) persona, në katër raste të ndara për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj personave të ndaluar ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Gjithashtu, gjatë kësaj jave është raportuar një rast ‘’Vdekje e dyshimtë’’ në fshatin Shillovë, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi” – thuhet tutje në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.