Prokuroria flet për vrasjen në Pakashticë të Podujevës

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Prokuroria e Prishtinës në një përgjigje për KALLXO.com ka deklaruar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Renda ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi. Aktualisht janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Lidhur me zhvillimet e tjera do t’ju mbajmë te informuar!”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

KALLXO.com raportoi para disa minutash se viktima është një 30-vjeçar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, F.B, 34-vjeç,

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë gjuetie.