Prokuroria flet për votimin e katërfishtë në Mitrovicën e Veriut

Një person dyshohet se ka votuar katër herë në qendrën e votimit “Sveti Sava” në Mitrovicën Veriore. Kallxo.com më parë raportoi lidhur më këtë rast.

Prokurori i shtetit Naim Beka ka folur për KALLXO.com lidhur më këtë rast. Ai ka thënë se       tanimë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar raportimet lidhur me këtë rast.

“Kemi pranuar disa informata dhe jemi në kontakt me policët për ta verifikuar se çka ka të vërtetë në ato informata”, tha Naim Beka, prokuror i krimeve të rënda në Mitrovicë.

Tensione në Mitrovicën Veriore një person dyshohet se votoi disa herë