Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ka ngritur 166 aktakuza kundër 204 personave

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ngritur 166 aktakuza, kundër 204 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 21 persona.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër personave dhe 1 kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndaj një personi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndaj një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër tre personave”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sipas Prokurorive Themelore nëpër qytete, në Prishtinë janë ndaluar 9 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë gjithashtu ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi si dhe ka ngritur 85 aktakuza kundër 111 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy  persona dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur tridhjetedy aktakuza kundër tridhjetetre personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetetre personave, për vepra të ndryshme penale.

Në total, nga shtatë Prokuroritë Themelore në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës, janë ngritur 166 aktakuza ndaj 204 personave.