Prokuroria e Shtetit: Ata që kanë informacone për atentatin në Gllogjan të bashkëpunojnë

Prokuroria e Shtetit ka reaguar para pak minutave në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit, apelohet që çdo person që ka informacione në lidhje me atentatin, të bashkëpunoj me organet e rëndit në mënyrë që të zbardhet rasti.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tregon se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë Agim Kurmehaj, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit.

Tre persona kanë mbetur të vrarë në atentatin e sontëm në Gllogjan. Dy nxënës dhe shoferi u autobusit kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga atentati me armë zjarri.