Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 166 aktakuza

Prokuroria e Prizrenit gjatë muajit korrik 2024, ka ngritur gjithsej 166 aktakuza kundër 212 personave për raste të ndryshme penale.

Njoftimi lidhur me ngritjen e 166 aktakuzave nga Prokuroria e Prizrenit është bërë i ditur sot më 07.08.2024.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave. Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit korrik, ka ngritur 130 aktakuza kundër 169 personave, për vepra të ndryshme penale”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Prizrenit.

“Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 27 propozime për shqiptim të masës edukative ose dënimit, kundër 33 të miturve”– thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit.