Omer Muhameti - Foto: KALLXO.com

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për babanë e të dënuarit me burg, i cili u tha viktimave: “Na shihemi apet”

Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për N.M., babai i Omer Muhametit, i cili iu drejtua viktimave me fjalët: “Na shihemi apet”, pas përfundimit të seancës në të cilën djali i tij u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasje në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.

Këto fjalë të N.M. po konsiderohen nga Prokuroria si kanosje.

Ndalimin e N.M. për 48 orë si dhe kërkesën e Prokurorisë për paraburgim e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prizren, Fitore Mehmeti.

“Për të njëjtin, prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit” – deklaroi zëdhënësja e Prokrurorisë.

Mehmeti ka njoftuar po ashtu se prokurori i çështjes do të bëjë vlerësimet e nevojshme gjatë procedurës hetimore.

Pasi babai i të dënuarit iu drejtua me fjalët ‘shihemi apet’ viktimave, flet prokurori që ishte në sallën e gjykimit 

Dënimi me burgim ndaj të akuzuarit për plagosjen e ish-vjehrrit, babai i të dënuarit – viktimave: ‘Shihemi apet’