Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Prokuroria e Prishtinës flet rreth vdekjes së 22-vjeçares

Një 22-vjeçare ka vdekur sonte pas një incidenti që ka ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se nga QKUK ka marrë informatën për vdekjen e një personi të gjinisë femërore.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka plagë nga armë zjarri.

Ndërkohë, KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, Armend Hamitin.

Prokurori tha se ekipi i tij dhe Njësia e Forenzikës janë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Ata janë duke mbledhur informacione se si ka ndodhur ngjarja porse nuk mund të konfirmojnë nëse viktima ka pasur plagë nga arma e zjarrit apo ndonjë mjet tjetër.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se rreth orës 20:00 nga QKUK kanë marrë informatën për vdekjen e një personi të gjinisë femërore dhe se dyshohet që ajo kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Prishtinë, një e vrarë me armë zjarri

www.kallxo.com