Gazmend Halilaj- FOTO KALLXO

Prokuroria e Prishtinës fillon hetimet për tentimvrasjen e avokatit Gazmend Halili

Pesë muaj pas tentim vrasjes së avokatit Gazmend Halilaj që ndodhi më  14 prill  2020, Prokuroria e Prishtinës ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve.

Këtë për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja për informim e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast , mund t’ju konfirmojmë se prokurori i çështjes nga Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe se është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast.Çdo informatë tjetër mund ta dëmtojë procesin hetimor në këtë fazë, është përgjigjur për KALLXO.com Laureta Ulaj.

Kujtojmë se më 22 prill 2020, me urdhër të prokurorit të rastit të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka ndaluar personat me inicialet I. L., dhe Xh. Z., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:,

Sipas prokurorisë të arrestuarit dyshohen se me datë 14 prill 2020, rreth orës 15:50, kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës, avokatit Gazmend Halilaj dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.​

Për KALLXO.com  është rrëfyer  edhe vet Gazmend Halilaj.