Foto: Prokuroria në Pejë

Prokuroria e Pejës tregon rezultatet në luftë ndaj degradimit të pyjeve

Prokuroria e Pejës, e mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, sot gjatë ditës ka mbajtur tryezën e dytë gjatë këtij viti, me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”.

Kjo është tryeza e dytë me tematikë të njëjtë e organizuar nga Prokuroria e Pejës brenda vitit.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se tryeza kishte për qëllim prezantimin e të arriturave prej tryezës së mbajtur në muaji prill të këtij viti, gjetjen e mekanizmave efikas në luftimin e këtyre dukurive dhe koordinimin sa më të mirë në këtë drejtim.

Sipas statistikave të prezantuara në këtë njoftim, për gjashtë muaj, kjo prokurori ka ngritur gjithsej 59 aktakuza kundër 66 personave për veprën penale “Vjedhje e pylli”, ndërsa ka sekuestruar 256.24 metër kub masë drusore, 19 kamionë, 9 kombi, 10 automjete, 7 traktorë dhe 6 moto-sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm 1 kamion dhe një 1 traktor.

“Lidhur me progresin e arritur gjatë këtyre gjashtë muajve, Kryeprokurori Agim Kurmehaj, tha se ka pasur rezultate të dukshme gjatë këtyre gjashtë muajve, mirëpo, theksoi se kjo dinamik e punës duhet të vazhdojë nga të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e ambientit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë se Pejës.

Prokuroria e Pejës, Agim Kurmehaj, Degradimi i Ambientit.