Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për rreshterin e policisë të arrestuar nën dyshimet për dhunim, shantazh e fotografim të paautorizuar

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj të pandehurit (zyrtar policor), G. L., nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Sipas komunikatës prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.

Një polic është arrestuar dje nën dyshimin për tri vepra penale.

KALLXO.com ka raportuar se zyrtari policor është me gradë rreshter dhe inicialet e të njëjtit janë G. L.

Rreshteri i policisë arrestohet nën dyshimet për dhunim, shantazh e fotografim të paautorizuar