Prokuroria Themelore Pejë

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për personin që tentoi t’i përvetësojë mbi 10 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë, gjegjësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, që t’ia caktojë masën e paraburgimit të dyshuarit F.S., i cili dyshohet se i njëjti synonte kryerjen e veprës penale detyrim i mbetur në tentativë.

Prokuroria ka njoftuar se ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit F.S., duke u bazuar në veprën penale në fjalë.

“I pandehuri nga data 11 mars e deri me datën 13 mars 2019, përmes mesazheve telefonike dhe kanosjes serioze, kishte tentuar ta detyroj të dëmtuarin që t’ia siguroj shumën e të hollave në vlerë mbi 10 mijë eurove”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Pejë.

Tutje është bërë e ditur se seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase, pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.