Foto: Prokuroria e Pejës

Prokuroria e Pejës kërkon kufizimin e mbi 70 pronave që lidhen me biznesmenin e dënuar Agron Kelmendi

Prokuroria e Pejës përmes një kërkesë drejtuar Gjykatës në Pejë ka kërkuar që të lëshohet urdhër përfundimtar për kufizimin e mbi 70 pronave.

Në këtë listë të personave që iu është ndaluar çdo transaksion me prona janë edhe avokatë, politikanë, e ish-politikanë të vendit.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com thuhet se kërkesa është e drejtuar ndaj të pandehurit, biznesmenit të Pejës Agron Kelmendi, atij dhe një numri të personave të tjerë të ju ndalohet çdo transaksion me këto prona deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

“Të lëshoj urdhër kufizues përfundimtar – që ndalon çdo person të emërtuar në urdhër të kryej transaksione ose tjetërsimin në çfarëdo qoftë mënyrë në pasurinë e detajuar në të”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë se Pejës.

Kërkesa specifikion që të pandehurit Agron Kelmendi dhe personave në listën e mëposhtme të ju ndalohet çdo transaksion apo tjetërsim të pasurisë që ka evidentuar prokuroria.

Për të pandehurin Agron Kelmendi dhe personat tjerë: Qendresa Bekë Lajqi- Bajraktari, Berat Kelmendi, Kumri Kelmendi, Leotrim Kelmendi, Agron Hagji Ahmetgjekaj, Valon Kelmendi, Elinda Muriqi, Ramiz Muriqi, Shkumbin Manaj, Ali Lajqi, Servete Kelmendi, Sali Lukaj, Bekë Lajqi, Idriz Lajqi, Artan Mavraj, Kumrije Hajdaraj, Fatos Lajqi, Pren Marashi, Kol Krasniqi, Hasan Rizaj, Sanije Rexha, Ilir Muriqi, Vesel Berisha, Hazir Berisha, Edon  Kelmendi, Flamur Bytyqi, Dardan Lajqi, Andin Hoti, Vllaznim Kryeziu, Alban Raci, Servete Ethemi, Besim Bardhaj, Ismet Krasniqi, Fetah Rudi, Alban Muriqi, Shukie Ramadani, Augustin Quni, Kadri Prekaj, Dervish Vuqetoviq, Sadik Ramaj, Minire Ukaj, Musa Ramaj, Afrim Mushkolaj, Ali Berisha, Hole Qekaj, Mejreme Krasniqi, Selim Bashota, Hamëz Kryeziu, Atom Krasniqi, Muhamet Lladrovci, Naim Maloku, Ibrahim Imeraj, Florije Bruqi, Kimete Kodra, Qazim Dajakaj, Mehdin Krasniqi, Qun Lajqi, Vera Maloku, Mal Krasniqi, Gani Kuqi, Gjyljeta Kasapi, Fuad Ramiqi, Jeton Kelmendi, Shpend Berisha, Naser Qorraj, Rrahmon Kastrati, Naser Husaj, Qaush Berisha, Edmand Demaj, Arjanit Morina, Avdyl Muriqi, Nysret Shala, Elmije Kryeziu dhe Qendresa Lajqi.

Në këtë listë të personave që janë evidentuar nga prokuroria janë edhe Andin Hoti, Ali Lajqi, Qun Lajqi e Ali Berisha, të cilët këto prona i kanë përfituar nga i pandehuri si dhuratë.

“… për këto pasuri konform nenit 12 par. 1 lidhur me nenin 8 par. 4 të LKZK-së kemi prova të mjaftueshme që provojnë dyshimin e bazuar se pasuria mund t’i nënshtrohet një kërkese nga neni 4 i këtij ligji dhe bazuar në nenin 8 par. 5 nën par. 5.3 të LKZK-së, ekziston nevoja për të ruajtur pronën në dispozicion për konfiskim në të ardhmen”, thuhet në kërkesë të prokurorisë drejtuar gjykatës.

Agron Kelmendi është gjetur fajtor nga Gjykata e Apelit për akuzën lidhur me uzurpim të pronave.

I pandehuri dhe çdo palë e tretë që pretendon të ketë një interes ligjor në cilëndo nga pasuritë e paraqitura në kërkesë të prokurorisë mund të paraqesë prova në Gjykatë për të provuar se pasuria është e ligjshme.