Prokuroria e Pejës jep detaje rreth 30-vjeçarit që u gjet i vdekur

Një person i moshës 30-vjeçare është gjetur i vdekur sot në Pejë.

Prokuroria e Pejës po dyshon se fjala është për një vetëvrasje.

“Viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

30-vjeçari është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë.

Pejë, gjendet i vdekur një 30-vjeçar

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.