Prokuroria e Pejës jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarit në ashensor

Një 54-vjeçar ka vdekur në ashensorin e një ndërtese në Pejë.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se viktima ishte duke e rregulluar ashensorin.

“Një person i moshës rreh 50-vjeçare, pronar i bllokut të banesës, ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor, por në rrethana ende të pasqaruara ashensori fillon të lëvizë dhe si pasojë viktima gjen vdekjen”- ka thënë Nikçi.

Prokuroria e Pejës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kane qenë të gjitha ekipet relevante, përfshirë edhe Zjarrfikësit, Emergjenca si dhe kompania e servisimit të ashensorëve, të cilët kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të viktimës.

Pejë, një 54-vjeçar vdes në ashensorin e një ndërtese shumëkatëshe