Foto: KALLXO.com

Prokuroria e Pejës: Dyshohet se polici ka kryer vetëvrasje

Zyrtari policor i cili është gjetur sot pasdite pa shenja jete në qytetin e Pejës dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Kështu ka deklaruar për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sipas zëdhënësit, rasti ka ndodhur në qytet, afër Patrikanës, ndërsa nuk dihet nëse në ato momenti zyrtari policor ka qenë në detyrë ose jo.

“Derisa ta pranojmë raportin e autopsisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.

Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Pejë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për te kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se këtyre procedurave do te njoftoheni për detaje  tjera”, ka thënë Rugova.

Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Pejë