Foto: Ilustrim

Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për kirurgun dhe anesteziologun, të arrestuar si të dyshuar për marrje të ryshfetit

Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar masën e paraburgimit për krirugun dhe anesteziologun, të arrestuar nën dyshimet se nga familjarët e një pacienti kanë marrë ryshfet.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 prill 2023, rreth orës 19:45, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtarë, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj.

Gjithashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e saj.

Një anesteziolog dhe një kirurg në Gjilan, janë arrestuar nga Policia nën dyshimin se kanë marrë ryshfet për të kryer një ndërhyrje.

Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Arrestimi i mjekëve në Gjilan, Prokuroria do të kërkojë paraburgim