Prokuroria e Gjilanit jep detaje për 53-vjeçarin që dyshohet se u vetëvra

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Autoritetet po dyshojnë se 53-vjeçari ka kryer vetëvrasje.

Prokurori i këtij rasti, Shaban Spahiu, ka bërë të ditur për KALLXO.com se kanë hasur në vështirësi për identifikimin e viktimës.

Sipas tij, identifikimi ka zgjatur disa orë.

“Policia ka qëndruar disa orë në vend të ngjarjes dhe ka qenë problem identifikimi i tij sepse s’ka pasur dokumentacion me vete. Ai i ka lënë të gjitha dokumentet në një villë ku ka pushuar me disa shokë dhe ka dalë pa marr asgjë me vete”, tha ai.

Ai shtoi se viktima dyshohet se ka qenë në një fazë depresive.

Gjilan, gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

.