Prokuroria: Dyshohet se 33-vjeçarja u privua nga jeta nga motra e saj

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje rreth rastit që ka ndodhur sot rreth mesditës në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se 33-vjeçarja është privuar nga jeta nga motra e saj.

Me urdhër të prokurores kujdestare  e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

KALLXO.com ka raportuar nga vendi i ngjarjes për rastin në fjalë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth mesditës në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Policia ka konfirmuar për KALLXO.com vdekjen e një 33-vjeçareje.