Prokuroria: Dy vdekjet në Deçan janë nga sulmi kardiak e jo nga helmimi

Dy vdekjet në Deçan, të cilat u cilësuan të dyshimta, nuk kanë të bëjnë me helmimin e ditëve të fundit në këtë komunë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për KALLXO.com se dy personat kanë vdekur si pasojë e sulmit kardiak.

“Sot kemi pranuar një informatë nga eksperti i mjekësisë ligjore se të njëjtit kanë ndërruar jetë për shkak të sulmit kardiak, problemeve me zemër”, tha Nikçi për KALLXO.com

Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e helmimeve.

Deri tash në Deçan janë regjistruar mbi 1,500 persona të helmuar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se disa mostra të analizave të ujit gjatë javës do të dërgohen në njërin prej vendeve të Rajonit për analiza të tjera.

Sipas ministrit Vitia analizat e kryera për disa infeksione në Kosovë kanë rezultuar negative.

Dy vdekje të dyshimta në Deçan, Prokuroria ende nuk e di nëse ishin të helmuar