Ekrem Lutfiu - Zëdhënës i Prokurorisë Sepciale

Prokuroria deklarohet për procesin zgjedhor në dy komunat e Kosovës

Prokuroria e Kosovës kë bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident në procesin zgjedhor që po mbahet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, ka thënë për KALLXO.com se situata është stabile.

“Deri në këto momente në të gjitha vendvotimet për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, gjendja është stabile dhe nuk është paraqitur asnjë parregullësi”, ka thënë Lutfiu.

Qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, po votojnë sot për të zgjedhur kryetarët përkatës të komunave të tyre.

 

Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut votojnë sot