Policia e Kosovës

Prokuroria autorizon Policinë për hetime të metutjeshme lidhur me tentim rrëmbimin e të miturit në Prishtinë

Dy burra të panjohur dyshohet se kanë kanosur dhe tentuar ta fusin me dhunë në veturë një të mitur derisa po dilte nga shkolla dje në Prishtinë.

Për këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit ju keni referuar, mund t’ju njoftojmë se në bazë të autorizimeve të prokurorit në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje”, tha Ulaj për KALLXO.com.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në ora 10:30 pasi i mituri kishte dalë nga shkolla.

“Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur derisa po dilte nga shkolla në Prishtinë