Prokurori Bajram Hamitaga | Foto: KALLXO.com

Prokurori i Suspenduar, 8000 Euro Pagë nga Buxheti i Shtetit

Mbi 8 mijë euro është paguar nga Buxheti i Kosovës, prokurori i suspenduar i krimeve të rënda Bajram Hamitaga.

Siç dihet Hamitaga është duke u gjykuar nën akuzën se ka keqpërdorur detyrën, apo autoritetin zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si prokuror i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.  http://kallxo.com/?s=bajram+hamitaga

Në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2017-të  në Agjencionin Kundër Korrupsion, Hamitaga ka deklaruar se ka marrë pagë vjetorë në lerë prej 8 mijë euro nga buxheti i Kosovës. Krahasuar me deklarimin e tij një vit më parë 13,768.44 euro, Hamitaga është paguar 5712 euro më pak nga buxheti i shtetit.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza ndaj Hamitagës u ngrit në shtator të vitit të kaluar, disa muaj pas hulumtimit të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” për të.