Prokurori që po heton rastin e Subvencioneve publikon fotografi nga UÇK-ja

Prokurori i cili po heton rastin e Ministrisë së Bujqësisë për ‘Subvencione’ ka publikuar fotografi nga koha kur ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.

Në fotografinë e publikuar në Facebook. Rafet Halimi, ka shkruar se gjatë luftës ka bartur të plagosur.

Fotografia që e ka publikuar është bërë nga fotografi Joel Rubine nga Agjencia AFP.

“Foto e bërë sot 23 vite më parë në Llapashticë”, ka shkruar Halimi në facebook.

Në anën tjetër Halimi ka publikuar edhe përshkrimin që i pati bërë fotografi, fotografisë së Halimit.

“Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me një mitraloz të lehtë qëndron roje në një vagon më 28 janar në rajonin e Llapashticës afër Podujevës në Kosovë. Forcat e sigurisë së Beogradit ridislokuan njësitë nga rruga që lidh kryeqytetin Prishtinën dhe qytetin verior të Podujevës, skenë e luftimeve të dhunshme më 27 janar”, kishte shkruar fotografi në përshkrimin e fotografisë së Halimit.

Prokurori Halimi së funde mi është emëruar në Prokurorinë Speciale ndërsa ai njihet si personi që drejton hetimet në rastin e Ministrisë së Bujqësisë.

Dosja e korrupsionit të cilën po e heton tani Prokurori Halimi është ndër rastet më të mëdha kundër korrupsionit në vitin 2021.

Deri më tani në këtë rast janë dhjetëra zyrtar të arrestuar ndërsa hetimi është karakterizuar me një metodë të veçantë e cila ka siguruar prova filmike të ndarjes së parave në mes të personave që ishin të përfshirë në vepra korruptive.