Prokurori në udhëtim, s’mbahet seanca ndaj ish-inkasantit të KEDS-it

Ka dështuar të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj ish- inkasantit të rrymës, Arben Berisha.

Berisha po akuzohet se kishte përvetësuar paratë e klientëve sa ishte inkasant dhe pasi doli nga puna vazhdoi t’i mashtronte klientët e KEDS duke i marrë paratë për pagesën e rrymës

Ballafaqimi i tij në gjykatë u pamundësua sot pasi mungoi prokurori Haxhi Sinanaj që sipas gjykatës, gjendet në udhëtim jashtë vendit.

Prezent nuk ishte as dëshmitarja e paraparë, Nita Zekaj.

Arben Berisha akuzohet se prej 19 dhjetor 2017 deri më 2 mars 2018 në cilësinë e inkasantit të KEDS-it, ka marrë të holla nga konsumatorët e ndryshëm, duke mos i dorëzuar ato para në zyrën e KEDS-it, por duke i përvetësuar.

Aktakuza ngarkon Berishën po ashtu, se paraqitet si punëtor i KEDS-it te konsumatorët përkundër që të njëjtit i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Seanca e radhës u shty për datën 20 janar.

Ish-inkasanti i KEDS-it ballafaqohet në gjykatë me tre dëshmitarë