Prokurori Kryeziu jep detaje për arrestimet në Prizren dhe masat e ndërmarra ndaj coronavirus

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë”, prokurorë të Rajonit të Prishtinës, Prizrenit e të Pejës kanë shpjeguar në detaje për masat e ndërmarra ndaj qytetarëve të cilët kanë thyer rregullat pas udhrave të dhëna për mbylljen e lokaleve, tregjeve, restauraneve, marrjes pjesë në ahengje e shumë masa të tjera.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka treguar masat e ndërmarra nga kjo prokurori në lidhje me personat të cilët kanë rënë ndesh me vendimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Në Kosovë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. Ky vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës erdhi pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë pas rasteve të para të konfirmuara me coronavirus.

Fiks një javë më parë, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakoshme për parandalimin e coronavirusit, ka ndërmarrë një sër vendimesh të cilat kërkohen të zbatohen në përpikmëri.

Prokurori Kryeziu, tha se kanë pasur disa raste të cilat i kanë menaxhuar, personat e shoqëruar në polici sipas tij do të përballen me ligjin.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka pasur vetëm dy raste. KA qenë fat i mirë që qytetarët e Prizrenit janë duke respektuar vendimet e qeverisë. I kemi pasur dy raste në Komunën e suharekës ku dy persona kanë hapur lokalet e tyre e më pas inspektorët komunal kanë njoftuar policinë dhe këta të fundit na kanë njoftuar ne dhe është bërë arrestimi i tyre dhe janë ndaluar për 48 orë. Dua ta bëjë të qartë se ndalimi prej 48 orëve nuk është dënim është masë dhe për këto vepra penale mund të merren deri në 2 vite burg. Në të ardhmen ata do të ballafaqohen me aktakuza e seanca gjyqësore”, tha Kryeziu.

Tutje ai shtoi se janë duke punuar me staf të reduktuar në bazë të një vendimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Ne kemi parasysh të gjitha ato që edhe qytetarët ndoshta e kanë të vështirë të rrinë të mbyllur por ne kemi vullnetin e ligjt që i nënshtohemi atij dhe do të bazohemi në të në plotëni. Kemi një vendim nga KPK që të reduktohet stafi dhe është bërë reduktimi i stafit. Kemi dy prokuror kujdestar  janë zyrtarë që janë bashkëpunëtorë është duke punuar edhe shkrimorja dhe nëse është e nevojshme do të dalim të gjithë. Është vullneti i ligji që na obligon ndërsa qytetarët që mendojnë të përfitojnë në këtë situate do të i bëjnë dëm dhe do të marrin dënimin e merituar”, shtoi prokurori.

Prokurori Kryeziu dha detaje gjatë emisionit edhe për një rast ku një qytetar kishte përhapur panikë se një person tjetër ishte me coronavirus.

“Mediat janë duke kryer mirë sepse po raportoni korrekt dhe drejtë, një qytetar kemi pasur në Prizren që ka publikuar një video të një qytetari që aj ka pasur një sëmundje tjetër e jo me virusin corona dhe si rezultat i kësaj ai person është shoqëruar në polici dhe do të ndërmerren masa për gjithësecilin që shpërndan panik. Është fak që ne si Prizren jemi territor i gjerë kemi nën përgjegjësi mbi 300 mijë banorë dhe keni kufirin që e ndanë Kosovën dhe Shqipërinë ku jo rrallë herë ka sjellë vepra penale por jemi para një vendimi qeveriat që ka ndaluar hyrjen nga vendet e tjera përveç shtetasve të Kosovës”, tha ai.

Prokurori Kryeziu tregoi edhe masat për parnadalimin e hyrjeve të personave nga ana kufitare dhe rrugëve ilegale.

“Në qoftë se nuk kalojnë nëpër vija kufitare por në vija ilegale, në këtë situatë që jemi, janë ndërmarrë masa dhe të gjithë qytetarët që hyjnë duhet të kontrollohen dhe të vetë karantinohen në të kundërtën nëse shkelen vendimet është mundësia që të kryhen vepra penale”, tha Kryeziu.

Në fund, Prokurori Petrit Kryeziu kërkoi edhe bashkëpunim me qytetarët për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Që nga 13 marsi deri më sot, 24 raste janë konfirmuar pozitivisht me virusin corona.