Vali Corleone | Foto: Facebook
Prokurori jep detaje se si u plagos 'Vali Corleone'
‘Vali Corleon’e dyshohet se është plagosur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Plaga e tij siç mëson KALLXO.com nga burime brenda spitalit të Gjilanit është në zonën e këmbës.
Lëndimet që ka marrë ‘Corleone’ nga shkrepja e armës tashmë nga një e dyshuar, nuk është konsideruar e rëndë.
KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjilan në lidhje me rastin.
Prokurori Isuf Sadiku në një bisedë për KALLXO.com ka thënë se plaga te viktima është në regjionin e këmbës.
“Plagë ka marrë në pjesën e shputës së këmbës. Do të bëjmë kërkesë për masën e paraburgimit për të dyshuarën”, tha prokurori Sadiku.
Për plagosjen e ‘Corleones’ është arrestuar një 22 vjeçare, ndërsa e njëjta po dyshohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.