Prokurori i Specializuar nesër mban konferencë për media për Salih Mustafën

Zyra e Prokurorit të Specializuar nesër në Hagë mban një konferencë për media lidhur me rastin e Salih Mustafës, që dyshohet për krime lufte.

Sipas një njoftimi, konferenca për media do të mbahet në ora 15:00, ndërsa mund të ndiqet online nga publiku dhe mediat e interesuara.

Salih Mustafa i njohur si ‘komandant Cali’ u arrestua më 24 shtator, në Prishtinë, pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte në luftën e fundit në Kosovë, më 1999.