Takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës – Foto: KPK
Prokurori Ardian Hajdaraj zgjedhet anëtar në Këshillin Prokurorial
Ardian Hajdaraj, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës sot është zgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kundërkandidate kishte prokuroren Sahide Gashi.
Në praninë e Komisionit zgjedhor të udhëhequr nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike, procesi i votimit zgjati për 15 minuta ku votuan 20 prokurorë.
Në numërimin e votave morën pjesë 2 kundërkandidatët dhe Kryeprokurori Agim Kurmehaj.
Ardian Hajdaraj mori 18 vota ndërsa prokurorja Sahide Gashi mori vetëm 1 votë.
1 votë u shpallë e pavleshme për shkak se ishin rrumbullaksuar 2 emra.
Ardian Hajdaraj do të jetë anëtar i KPK-së me një mandat 5 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.
Prokurori Hajdaraj në Agjeninë kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 150 mijë euro.
I njejtëi ka deklaruar se vozit veturën e tipit “Toyta” në vlerë prej 12 mijë euro.
Hajdari nuk ka deklaruar asnjë para të kursyer në bankë ndërsa ka kredi në shumë prej 32 mijë e 300 euro.
Ndërsa pagë mujore ka deklaruar se merr 2 mijë e 30 euro e 9 cent.