Projektligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 procedohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë.

“Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sipas njoftimit të Kuvendit ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit.​