Komisioni për Legjislacion - Foto: KALLXO.com

Projektligji për Dhomën e Posaçme shqyrtohet në komisionin parlamentar

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit te ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 15.05.2018;
  3. Formimi i Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-101 për Faljen;
  4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit;
  5. Shqyrtimi i kërkesës për inicimin e procedurave për ndryshim plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore;
  6. Shqyrtimi i kërkesës së Sindikatës së pavarur të ish-Këshillit Komunal për Financim Gjakovë, vitet 1992-1999;
  7. Të ndryshme.