Projektligj për kriptovaluta, Kusari-Lila: Synojmë të jemi në hap me zhvillimet aktuale

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është duke e diskutuar nismen legjislative “Projektligji për kriptovaluta”.

Kryesuesja e grupit punues, Mimoza Kusari – Lila, ka prezantuar këtë nismë duke thënë se synojnë që të jenë në hap me zhvillimet aktuale.

Ky ligj, sipas saj, parasheh dy licenca dhe një mori autorizimesh.

Sipas Kusari-Lilës, lejet e licencave qe miratohen  nga Autoritetet Përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë Ligj janë licenca për subjektin e Autorizuar për teknologji digjitale (Agjenti) dhe Licenca e Ofruesit të Shërbimeve Inovative.

Kusari Lila ka përmendur edhe llojet e autorizimeve që miratohen nga Autoritetet Përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë ligj:

(a) Autorizim për shërbime të Administrimit të Portofolit të Palëve të Treta;

b) Autorizim për Operimine Platformës Tregtare për Kripto-Asete;

(c) Autorizim për Operimine Platformës Tregtare të Kripto-Aseteve kundrejt monedhës

fiat ose Kripto-Aseteve të tjera;

(d) Autorizim për Ekzekutimin e Urdhrave për Kripto-Asetet në Emër të Palëve të Treta;

(e) Autorizim për Plasimin e Kripto-Aseteve;

(f) Autorizim për Pranimin dhe Transmetimi i Porosive në Emër të Palëve të Treta;

(g) Autorizim për Dhënien e Këshillave për Kripto-Asetet;

(h) Autorizimi për Emetimin e Tokenëve Digjital të Ndërlidhur me një Aset Real;

(i) Autorizimi lidhur me Emetimine Tokenëve Digjital që nuk ndërlidhen me një aset

real.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit tha se e vlerësojnë ketë nismë dhe do të japin kontributin e tyre. “Ky ligj nuk duhet të jetë i ngrarkuar me shumë kërkesa në mënyrë që ta josh këtë sektor të legalizohet”, tha Shahini.

Sipas tij nuk duhet të ketë ngarkesa shumë të larta tatimore.

Ndërsa Ilir Islami nga ATK, tha se ka mungesë të dispozitës ligjore për tu trajtuar aspekti tatimor.

“Do të duhej të përfshihet një nen i veçantë trajtimi tatimor. Kjo është çështje që duhet të inkorporohet”, tha Islami duke shtuar se komentet me shkrim mund ti përcjellin gjatë javës.