Projekti i komunës së qeverisur nga Shpend Ahmeti - Shtyllat elektrike lihen në mes të shiritit për të verbër - FOTO

Në gusht të vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar për asfaltimin e rrugës, “Agim Ramadani”, duke përfshirë trotuarin dhe shtegun e biçikletave.

Në trotuarin përgjatë kësaj rruge përkatësisht në mes të shiritit të dedikuar për ecjen e personave të verbër janë lënë shtylla të cilat mund të pengojnë qarkullimin e kësaj kategorie të qytetarëve.

Më poshtë mund të gjeni pamje nga KALLXO.com të shtyllave elektrike të vendosura në mes të shiritit për persona të verbër.

Rruga, “Agim Ramadani”, Prishtinë
Rruga, “Agim Ramadani”, Prishtinë
Rruga, “Agim Ramadani”, Prishtinë

Ditë më parë ishin bërë intervenime në rrugën e cila është asfaltuar vitin e kaluar.

Muhamed Emra, zyrtar i lartë për ndërtim urban në kuadër të Komunës së Prishtinës në një prononcim për KALLXO.com ka sqaruar se riasfaltimi i kësaj rruge po bëhet pasi që kanë urdhëruar operatorin që të bëjë ri shtresimin, për shkak se në këtë pjese janë shfaqur disa vrima. Kurse, sipas tij, në pjesën tjetër në disa segmente të rrugës janë shfaqur disa defekte në shtresën e fundit të trupit qarkullues të rrugës.