Projeksioni: Fituesi i zgjedhjeve të sotme në Podujevë

Projeksioni i Armend Mujës dhe Kolegjit Riinvest thotë se kandidati i Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Sipas këtij projeksioni i cili u publikua në TV Dukagjini në orën 19:00, Bulliqi ka fituar me 50.02%.

Nëse ky rezultat del në numërimin zyrtar të votave, Bulliqi do të shpallej fitues i zgjedhjeve qysh në raundin e parë.

Në vendin e dytë është Nexhmi Rudari i LDK-së me 40.1 përqind të votave.

Në vendin e tretë, projeksioni thotë se ka dalë kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, me rreth 9.87 përqind të votave.