Foto ilustruese: Pixabay

Programi për Rimëkëmbje, 17 milionë euro si pagesa për bizneset

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.

“Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16,424,476 milion eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 milion euro subvencione për 15.474 biznese.

“Theksojmë se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milion euro”, thuhet tutje aty.

Tutje MEA ka theksuar se këto mjete do ti marrin vetëm bizneset që kanë aplikuar në bazë të kritereve.

“Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, thuhet tutje aty.

Qeveria ekzekutoi mjete për rimëkëmbje ekonomike edhe për biznesin që nuk aplikoi