Programi i Qeverisë Kurti II për parandalim të lajmeve të rreme për pandeminë

Qeveria Kurti II mori “timonin” drejtues të shtetit më 14 shkurt 2021, ditën ku i fitoi zgjedhjet, mirëpo programin e saj qeverisës 2021 – 2025 e publikoi disa ditë më parë.

Në mesin e 61 faqeve të plan – programit të Qeverisë Kurti II është edhe luftimi i lajmeve të rreme për pandeminë.

Qeveria objektivë strategjike për komunikim me qytetarët do të ketë transparencën radikale.

Nga programi publik i Qeverisë kuptojmë se Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar strategji komunikuese për informim efektiv dhe konkret me qytetarët.

“Fushata do të shfrytëzojë të gjitha resurset e informimit duke mos lënë vend për keqkuptime dhe me informim të bazuar në fakte shkencore. Fushata do të ofrojë informim adekuat dhe për më tepër parandalojë lajme të rreme rreth pandemisë. Kujdes i veçantë do të i kushtohet shëndetit mendor”, thuhet në program.

Programi i Qeverisë Kurti për vitet 2021 – 2025 është miratuar në mbledhjen e 7 majit.

Në kohën e pandemisë shumë media apo mediume informuese kanë shpërndarë lajme të rreme në lidhje me pandeminë gjë e cila ka krijuar panik tek qytetarët.

Përveç hallit se si të tejkalohet situata me pandeminë COVID-19 në nivel global bota filloi të ndikohet për të keq edhe nga lajmet e rreme apo infodemia. Fillimisht dolën fake news apo lajme të rreme se virusi nuk egziston dhe se e gjithë kjo është një gënjeshtër, pastaj me kalimin e kohës tregohej se si mund të “shërohemi” nga COVID-19, çka duhet të konsumojmë e deri tek zbulimi i vaksinës. Asnjëra nga këto raportime nuk doli të jetë i vërtetë.

Rrenat më interesante të publikuara në media për COVID-19