Profesori i UP-së tregon për maskat që po i prodhon për punëtorët shëndetësorë

Maska farmaceutike e pajisje të tjera të nevojshme janë shpërndarë pothuajse në çdo vend, por ka edhe të atillë që maskat mbrojtëse i projektojnë dhe prodhojnë vetë.

Shaban Buza, profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili u ligjëron studentëve në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka nisur  më 30 mars iniciativën për të prodhuar një prototip për maska mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Për këtë, Buza në emisionin “Jeta në Kosovë” ka rrëfyer se si ka nisur e gjithë kjo iniciativë e tij.

“Deri në ditën e hënë kemi mbërri numrin e pordhimit të masakve në 1 mijë, që janë mburojë për fytyrë që është për  punëtorët në spitale dhe kjo doli si iniciativë pas 3-4 ditësh të izolimit dhe në kontakt me universitetet evropiane e morëm iniciativën”, tha ai.

Ai tregoi se këto maska po prodhohen nga studentë të Kosovës që janë paraqitur në mënyrë vullnetare.

“Këto maska po prodhohen në Ferizaj, Pejë, Gjakovë në Mitrovicë, Drenas dhe punojnë në shtëpi. Ata që i prodhojnë janë studentë, kanë studio të ndryshme dhe punojnë online për firma të ndryshme jashtë Kosovës dhe punojnë me printer 3D”, shtoi Buza.