Profesori Ardian Gola i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje
11.1.2021 - 19:20
Profesori universitar, Ardian Gola, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook duke i uruar mirëseardhje Golës në këtë parti.
“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen”, ka shkruar Kurti.
Ardian Gola është profesor i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti Sociologji.