Prodhuesi i birrës “Corona” humb miliona pas shfaqjes së coronavirusit

Coronavirusi i njohur si Covid-19 i ka kushtuar tashmë 4.3 miliardë në shitje në Kinë birrës me emrin “Corona” në dy muajt e parë të vitit 2020, shkruan BussinesInsider.

Kështu ka raportuar prodhuesi i birrës Anheuser-Busch InBev (AB InBev) të enjten.

AB InBev ka në pronësi brendin e birrës “Corona” që si duket ka shkaktuar konfuzion në ditët e para të shpërthimit të coronavirusit në janar.

Kërkimet në internet për “virus të birrës” ishin të larta.

“Shpërndarja e virusit ka çuar në rënie të konsiderueshme të kërkesës në Kinë””, AB InBev i ka treguar aksionarëve.

“Për më tepër kërkesa në vitin e ri kinez ishte më e ulët se në vitet e mëparshme pasi ishte në fillim të shpërndarjes së virusit”, shtuan ata.

Deri më tani vlerësohet  se humbjet janë 285 milionë dollar apo 4.3 miliardë Rand( valuta e Afrikës së Jugut) , me humbje të pastra  170 milionë dollar apo 2.5 miliardë Rand.