Prodhimi i veshjeve, mundësi për punësim në Kosovë

Të rejat e të rinjtë e vendit mund lehtë të marrin njërin nga profesionet e paguara mirë dhe që garanton punësim në Kosovë. Industria e prodhimit të veshjeve është njëra nga industritë më të reja në vend që së fundmi ka arritur të punësoj qindra punëtorë në fabrika të qepjes së veshjeve.

Të dhënat tregojnë që në vend janë mbi 10 kompani të mëdha të cilat prodhojnë veshje të ndryshme, nga veshjet sportive – deri tek veshjet elegante.

S//Spirit është njëra nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të veshjeve sportive.

Kompania momentalisht punëson rreth 150 punonjës ndërsa është në kërkim të stafit dhe punonjëseve të reja për t`u angazhuar në prodhim.

E themeluar qysh në vitin 2007 kompania e prodhimit dhe e shitjes së veshjeve me stil sportiv “S//Sprint”, eksporton produktet e saj ‘Made in Kosova’ në disa vende të botës ndërsa planifikon të rrisë prodhimin edhe në mbathje sportive dhe disa prodhime të reja.

Kjo kompani prodhon dhe shet për tregun e Kosovës dhe më gjerë veshje të stilit sportiv për të dyja gjinitë, si trenerka, duksa, bluza, të brendshme, çorape dhe atlete.

Çdo element i lëndës së parë që mund të prodhohet në Kosovë, S//Sprint kujdeset që ta blejë prej prodhuesve vendorë së pari.

Krahas rritjes së prodhimit biznesi ka nisur edhe rritjen e kapaciteteve për të rinjtë të cilët dëshirojnë të punojnë në këtë profesion. Dhjetëra të rinj e të reja angazhohen çdo vit për të marrë përvojën në përdorimin e makinerive të prodhimit që i ka në dispozicion kompania.

Elementi kryesor që përdoret për prodhimin e veshjeve sportive tek S//Sprint, është pambuku, pasi që ky material ofron mundësinë e komoditetit dhe lirshmërisë.

Duke filluar me 3 punëtorë në vitin 2007, sot “S//Sprint” numëron gjithsej 150 punëtorë në Kosovë, në sektorin e prodhimit dhe të shitjes, me synimin për rritje të të punësuarve në vazhdimësi.

Një tjetër element i veçantë i kompanisë S//Sprint është se bëhet vendosja e çmimit të produktit, qysh në fazën finale të prodhimit, në fabrikë. Për të eliminuar keqpërdorimet në treg, S//Sprint përkujdeset që çmimi të jetë fiks dhe të mos ketë ndryshime. Vendosja e çmimit është kusht për tregtarët.

Në S//Sprint prodhohen rreth 200 lloje të produkteve, por veshjet sportive sikurse janë trenerkat, dominojnë më shumë.

Por që edhe varësisht prej sezonës, në prodhimtari dominojnë pizhamet, duksat dhe maicat.

Aktualisht brendi S//Sprint ka fabrikën e prodhimit prej 3000m2, kurse  është në përfundim t objektit të ri prej 6000m2 që do të shërbejë për administratën dhe logjistikën e kompanisë. Menaxhmenti nuk e përjashton mundësinë që shumë shpejtë të rrisin edhe kapacitetet e prodhimit, falë kërkesave të shumta në treg.

Aktualisht objektivi kryesor i kompanisë është prezenca online për të gjithë klientët dhe ueb-faqja e “S//Sprint” ofron një përvojë dhe atraktivitet të veçantë në përzgjedhjen e produkteve.

Brendi “S//Sprint” mbulon rreth 70% të veshjeve sportive në vendin tonë dhe aktualisht është ndër markat më të kërkuara të veshjeve sportive në  Kosovë.

Duke veshur “S//Sprint” ju ndjeni cilësinë, dizajnin dhe gjithashtu komoditetin e produkteve që ofron ky prodhues vendor.