Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prodhimi i kriptovalutave - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për prodhimin ilegal të kriptovalutave në veriun e Kosovës.

Ditëve të fundit KALLXO.com ka publikuar lajme që në komunat në veri të vendit po konfiskohen pajisje të cilat prodhojnë kriptovaluta.

Ajo çka dijmë deri tash është se institucionet e sundimit të ligjit, e kanë ngritur alarmin, pas publikimit të hulumtimit që është bërë nga emisioni “Kallxo Përnime”.

Hulumtimi tregonte që Mitrovica, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani janë mbushur me pajisje që prodhojnë kriptovaluta. Pjesa më e madhe e tyre janë të padoganuara dhe janë pajisje ilegale.

Ajo që po ndodh në terren është ndezja e alarmit për konfiskim të tyre.

A është ky operacion nisja e një lufte ndaj kësaj veprimtarie ilegale?

A kemi iniciativa që pajisjet të zhvendosen në pjesë të tjera të Kosovës?

Kush duhet të merret për vendosjen e rendit ose që të paktën rryma që po e paguajmë në veri mos të përdoret për prodhim të kriptovalutave?

Për të diskutuar për këtë temë të ftuar janë Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovë,  Kreshnik Gashi autor i hulumtimit për kriptovalutat, Florin Aliu -profesor i financave në UBT dhe  Mefail Bajqinovci deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.