Ilustrim

Prodhimet bujqësore më të lira e blegtorale më të shtrenjta ishin në vitin 2024, në krahasim me vitin 2023

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në vitin 2024 Indeksi Vjetor i Çmimeve të Prodhimeve Bimore kishte rënie për -4,6% – krahasuar me vitin 2023. Ndërkaq, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale kishte rritje për 5,7%, në vitin 2024 – krahasuar me vitin 2023.

Kurse, Indeksi i Përgjithshëm i Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore kishte rënie për -0,9%, në vitin 2024 – krahasuar me vitin 2023.

 

Burimi Agjencia e Statistikave te Kosoves ASK
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Rritje e theksuar vërehet në krahasim me vitin 2020

ASK ka krahasuar të dhënat edhe me vitin 2020. Këtë vit i cili mbahet në mend si viti kur edhe shpërtheu pandemia e virusit COVID-19.

Në krahasim me vitin 2020, çmimet e prodhimeve bimore shënojnë një rritje rreth 47%, me përqindje të ngjashme u rritën edhe ato blegtorale.

“Në vitin 2024, Indeksi Vjetor i Çmimeve të Prodhimeve Bimore kishte rritje për 46,9% – krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale kishte rritje për 46,5%, në vitin 2024 – krahasuar me vitin 2020. Kurse, Indeksi Vjetor i Përgjithshëm i Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore kishte rritje për 46,8%, në vitin 2024 – krahasuar me vitin 2020.” – thuhet në komunikatës e ASK-së.

Burimi Agjencia e Statistikave te Kosoves ASK
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Për më tepër, prodhimet që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.