ARKIV - Zgjedhjet 2017 | Foto: Atdhe Mulla

Procesi Zgjedhor Nisë me Kohë në Disa Komuna

Siç raporton TV 21 procesi i votimit ka nisur pa telashe në rajonin e Prizrenit. Ndryshe, në Prizren janë 73 qendra votimi me gjithsej 219 vendvotime. Në këto zgjedhje komunale janë 9 kandidatë për kryetar komune

Proces i rregullt është regjistruar edhe në Klinë ku që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm 20 qendrat e votimit në Komunën e Klinës janë hapur. Sipas menaxherit të Qendrës Kryesore Rasim Millaku, në këtë komunë janë 62 vendvotime me gjithsejtë 47.408 qytetarë me të drejtë vote të cilët do të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata në 4 vitet e ardhshme në komunat e tyre

Qendrat janë hapur me kohë edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Raportimet flasin se edhe  vendvotimet në Mitrovicën e jugut janë hapur duke filluar nga ora 07:00. Në këtë pjesë rreth 80 mijë qytetarë kanë të drejt vote në 28 qendra votimi. Sa i përket materialit sensitiv raportohet se të gjitha qendrat janë pajisur me kohë dhe nuk ka ndonjë parregullsi. Mitrovica është komuna me më së shumti kandidatë për këshilltarë komunal me gjithsej 324 kandidatë, kurse për Kryetar Komune kandidojnë 10 kandidatë. Gjithashtu në veri të Mitrovicës ashtu siç është paraparë të gjitha shtatë qendrat e votimit janë hapur me kohë. Janë 21.797 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 27 vendvotime. Në katër komunat veriore janë gjithsejtë 44 qendra të votimit me 86 vendvotime. Ndërsa, të drejt vote kanë 57.013 persona.