Procesi votimit në Tërnoc s’ka nis, Kamberi: Problem po bëjnë komisionerët e SPS-së

Sot në Tërnoc në Bujanocit është dashur që votimi të nis që nga ora 07:00 e mëngjesit. Por, votimi nuk ka nisur as pas tre orëve.

Në një deklarim për KALLXO.com, Shaip Kamberi, kandidat për deputet në Parlamentin e Serbisë, ka thënë se fillimin e procesit po e bllokojnë komisionarët e partisë së Ivica Daçiq.

“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretri dhe na vendosim këtu””, ka thënë Kamberi.

“Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu eshte mundësuar të votojnë.”, ka thënë tutje ai.

Zgjedhjet në Tërnoc janë paraparë të mbahen sot për herë të katërt, pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, në krye me Shaip Kamberin.

Në herën e fundit kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi nuk kishte arritur të sigurojë ulëse për 12 vota.

Kandidatit për deputet, Shaip Kamberi, i duhen gjithsej 610 vota.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9,644 vota të cilat nuk ia dhanë një mandat shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

Shaip Kamberi: 610 vota më bëjnë deputet, me kusht që Partia Socialiste të mos marr asnjë votë