Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Procesi i Berlinit, ambasadori gjerman paralajmëron një konferencë më 3 nëntor

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se më 3 nëntor do të mbahet një konferencë në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania e dëshiron Kosovën e Ballkanin Perëndimor në BE dhe llogaritë në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në proces në mënyrë konstruktive”- ka shkruar Rohde.

 

Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me mandat për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së.