Shaban Shabani. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Problemet që presin zgjidhje nga qeverisja lokale në Dragash

Rajoni i Sharrit ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor. Por, shumë pjesë të kësaj zone janë ndotur nga deponitë ilegale të mbeturinave.

Shumë fshatra të Komunës së Dragashit vazhdojnë të kenë telashe me ujë të pijes ndërsa kanalizimet derdhen nëpër lumenj.

Në anën tjetër, telashet me ekzekutivin komunal nuk mungojnë. 

Në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës ishte i ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani. Përvec tij, në debat ishin të ftuar edhe asamblistët, Naser Murtezani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Laurat Krasniqi, nga Lëvizja Vetëvendsoje, Florent Rufati, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Zaim Hajredini, nga Aleanca Kosova e Re. Pjesë e diskutimit ishte edhe Jeton Qengaj, nga organizata Jo-qeveritare “AVOKO”.

Dhënia e tendërve për ish-kandidatin për Kuvendin Komonal të Dragashit nga PDK, barazia gjinore në Komunën e Dragashit dhe punët që janë bërë për zhvillimin e turizimit malor në këtë komunë, janë vetëm disa nga temat e diskutuara.

Sa i mbajti premtimet e dhëna para tri viteve kryetari i Dragashit?

Para tri viteve, Shaban Shabani ia mësy garës për të parin e Komunës së Dragashit.

Si kandidat i ri, nuk premtoi shumë por, disa prej premtimeve që i dha nuk ka arritur t’i realizoj për tri viteve të mandatit si shef i qeverisjes lokale të Dragashit.

“Zgjidhja e këshillave të fshatrave që ne konsiderojmë që për mandatin që vjen është një nevojë prioritete e bashkëpunimit të Kuvendit Komunal dhe fshatrave tona”, kishte premtuar në vitin 2017 Shaban Shabani.

Shaban Shabani. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Por, pas tri viteve, fshatrat e Dragashit nuk kanë këshillat e fshatrave nuk janë funksionalizuar.

Për mbrojtjen e ambientit, i pari i Dragashit kishte premtuar që do të organizonte fushata vedisuese, por gjatë tri viteve mandat, asnjë e tillë nuk u bë.

Ndërsa, premtim kishte dhënë edhe për projektin e ujësjellësit i cili pritet t’i furnizoj 15 fshatrat e kësaj komune.

Rreth këtij projekti Shabani ka dhënë arsyet e zvarritjes.

“Personalisht e ndjejë një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Projekti i ujësjellësit ka qenë njëri prej projekteve më kapitale, me ju thënë siç shihet edhe nga premtimi im, e kam pas një sinjal që mund të ketë pengesa administrative. Është hera e tetë që na u është kthyer në rivlerësim”, ka thënë ai.

“T`u e pas parasysh rëndësinë, unë personalisht lëndën e kam dërguar në Agjencinë Antikorrupsion dhe për fat të keq, nuk kemi marrë ndonjë raport vitin e kaluar, s’kemi marr ndonjë raport e përgjigje. Tu e pa këtë pafundësi, unë vetë lëndën e kam kaluar në Gjykatë, në Gjykatën Administrative në Prishtinë dhe jemi në pritje të marrjes së një vendimi”, ka thënë ai në debatin “Jeta në Komunë”.

Ambenti i ndotur në zonën turistike të Sharrit

Zona e Sharrit ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit malor. Por, deponitë me bërllog në këtë rajon janë bollëk. Një e tillë ndodhet në fshatin Kukulanje, rrugës e cila të dërgon në zonën turistike të “Brodit”.

Ekipi hulumtues i emisionit “Jeta në Komunë” gjeti se edhe nëpër fshatra të tjera të Komunës së Dragashit janë me deponi ilegale.

Të tilla janë pa në fshatin Bellobrad, tek vendi i njohur si “Mejdan”.

Mbeturina në fshatin Bellobrad (Mejdan)
Mbeturina në fshatin Bellobrad (Mejdan)

Mbeturina buzë lumit ka edhe në fshatin tjetër të Opojës, Pllajnik.

Mbeturina në Pllajnik
Mbeturina në Pllajnik

Ndërsa, në lumin që kalon nëpërmes fshatit Zhaplluxhe të Dragashit kanalizimet derdhën dhe ndotin ambientin.

Një deponi ilegale me mbeturina i pret të gjithë turistët që vizitojnë zonën turistike të Brodit. Në fshatin Kukulanje buzë rrugës banorët gjuajnë mbeturinat.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka thënë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë pastruar 20 deponi ilagale me mbeturina. Por, sipas tij, ato po mbushen përsëri nga qytetarët.

“Jemi në analizë të përgjithshme se ku t’i caktojmë vendet ku qytetarët t’i gjuajnë mbeturinat”, ka thënë.

“Një pjesë e njerëzve nuk janë të përgjegjshëm, nuk ka pasur shumë gjoba, kemi pasur fushata senzibilizuese përmes organizatave jo-qeveritare por nuk e kemi arritë atë nivel që do ta donim. E kemi nda një fond dhe deri në fund të vitit do të tentojmë t’i pastrojmë”, ka thënë Shabani.

Raporti i Performancës, Komuna e Dragashit nuk raportoi të dhënat në MAPL

Vetëm Komuna e Dragashit dhe ajo e Mamushës nuk i janë përgjigjur Ministrisë së Pushtetit Lokal për Raportin e Performancës Komunale.

Në emisionin “Jeta në Komunë”, Shaban Shabani, kryetar i Komunës së Dragashit ka dhënë arsyet e mospjesëmarrjes në këtë raport i cili matë përformancën e ekzekutivit lokal.

“Në fakt, e kemi pas një keqkuptim edhe me ministrinë, zyrtari përgjegjës i ka dërguar shënimet dhe e kam edhe argumentin, i ka dërguar në adresë të z. Isuf Zeneli, zonjës Edina Ibishi që merren me këto. Ne e kemi dërguar Raportin e Pëformncës dhe jemi kanë të përkushtuar”, ka thënë Shaban Shabani në emisionin “Jeta në Komunë”.

“Të dhënat i kemi dërguar në muajin korrik 2020, me e-mail, me 10 korrik 2020”, tha ai.

As në vitin 2018, Komuna e Dragashit nuk kishte arritur të kualifikohet që të fitojë grantin. Dragashi nuk e kishte plotësuar një kusht minimal, shkalla e shpenzimit të buxhetit për investime kapitale për vitin 2018 së paku 75%, nuk është përmbushur. Komuna ka shpenzuar 69.67% të buxhetit për investime kapitale atë vit.

Arsyetimi i Shaban Shabanit për dhënien e tenderëve të anëtarit të PDK-së

Ish-kandidati për asamble nga radhët e PDK-së, Faton Bilalli, i ka fituar 21 tenderë brenda dy viteve, 2017-2018. Ndërsa, pesë kontrata të tjera i ka fituar gjatë këtij viti. Në total, kompania e ish-kandidatit për asamble nga radhët e parisë e cila është në pushtet arrinë shifrën e 400 e 59 mijë eurove.

Në emisionin “Jeta në Komunë” kryetari Dragashit, Shaban Shabani, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës e ka arsyetuar dhënien e kontratave për ish-kandidatin për asamble.

“Kjo e ka një sqarim, në komunën tonë operojnë katër-pesë operatorë ekonomik që janë nga Dragashi. Komunës tonë i mungojnë operatorët dhe nëse bëjmë një krahasim, nuk ka ndnjë avanim në marrjen e tenderëve. Z. Bilalli konkurron si gjithë të tjerët, të gjithë ata që i plotëosojnë kritaret i fitojnë tenderët”, ka thënë Shabani.

 Shpjegimi pse ish kandidati i PDK-së i fitoi 21 tenderë

Ish-kandidati për asamble nga radhët e PDK-së, Faton Bilalli, i ka fituar 21 tenderë brenda dy viteve, 2017-2018. Ndërsa, pesë kontrata të tjera i ka fituar gjatë këtij viti. Në total, kompania e ish-kandidatit për asamble nga radhët e parisë e cila është në pushtet arrinë shifrën e 400 e 59 mijë eurove.

Në emisionin “Jeta në Komunë” kryetari Dragashit, Shaban Shabani, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës e ka arsyetuar dhënien e kontratave për ish-kandidatin për asamble.

Faton Bilalli, ish-kandidat për Asamble, Dragash

“Kjo e ka një sqarim, në komunën tonë operojnë katër-pesë operatorë ekonomik që janë nga Dragashi. Komunës tonë i mungojnë operatorët dhe nëse bëjmë një krahasim, nuk ka ndnjë avanim në marrjen e tenderëve. Z. Bilalli konkurron si gjithë të tjerët, të gjithë ata që i plotëosojnë kritaret i fitojnë tenderët”, ka thënë Shabani.

KALLXO.com raportoi në shkurt të këtij viti se kompania “Brruti Ing” ka fituar hiç më pak se 21 tenderë gjatë periudhës 2017-2019, në Komunën e Dragashit që udhëhiqet nga Shaban Shabani i Partisë Demokratike të Kosovës.

Disa prej tenderëve të fituar janë për kubëzimin e trotuareve dhe asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i një stadiumi, ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve, e deri te blerja e një autoambulance për QKMF-në në Dragash.

Vetë ish-kandidati për asamble nga PDK kishte dhënë detaje për tenderët e fituar në komunën që udhëhiqet nga PDK.

“PDK-në e simpatizoj si parti, po, më shumë merrem me biznes, shumë pak me politikë. Jo, nuk jam anëtar i PDK-së”, kishte thënë ai.

“Aktiv nuk kam qenë, veç kështu e simpatizoj PDK-në, ama nuk jam anëtar i PDK-së. S’kam kohë me u marrë me atë punë, më shumë kam punë me biznese. Raporte të mira e muhabete kam, por ndikime, ndihmë nuk kam pse jam i PDK-së, ose diçka, përkundrazi më shohin me një sy më ndryshe”, deklaronte ai.

Fondet për ish-OJQ-në e kryetarit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ia ka ndarë një shumë prej 1 mijë e 800 euro organizatës jo-qeveritare “Shoqata Ekologjike Ambienti” nga buxheti komunal.

“Unë kam qenë nga viti 2001 deri në vitin 2010 bashkëpunëtorë profesional i kësaj organizate, duke qenë edhe idhëtar i mbrojtjes së ambientit”, ka thënë Shabani në emisionin “Jeta në Komunë.

Shabani tha se ka dhënë dorëheqje nga OJQ-ja ku është edhe bashkëthemeluese. Ndërsa, tha se nuk është vetëm OJQ “Shoqata Ekologjike Ambienti” që ka përfituar subvencion.

Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për OJQ-të e Dragashit

“Me marrjen e detyrës unë kam dhënë edhe dorëheqje, i kam edhe argumentet. Nuk i kemi ndihmuar, këtë vit ka aplikuar edhe ka qenë përfituese e 1800 eurove”, tha ai

“Çdo OJQ e ka obligim të deklaroj konfliktin e interesit”, deklaroi Shabani.

Barazia gjinore në Dragash

Komuna e Dragashit nuk e ka asnjë grua në tetë drejtoritë, sa ka kjo komunë.

Përveç kryetarit që është burrë, burrë është edhe nënkryetari i Komunës dhe nënkryetari për komunitete.

“Në fakt, në këtë përfaqësim nuk qëndrojmë mirë. Ka gra shumë të zonjat, ka gra që e kanë edhe kualifikimin e zotësinë. Ka pasur oferta por kanë hezituar”, ka shpjeguar Shabani.

Përfaqësimin gjinor në komunë kryetari Shabani e ka arsyetuar se, koalicioni qeverisës ia ka pamundësuar.

“Propozime nuk kemi pas as nga partneri i koalicionit, ne i kemi tri drejtori. Njëfarë forme edhe kanë hezituan me marrë drejtorinë”, ka thënë ai.