Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Problemet e sigurisë publike në Kosovë

Nuredin Ibishi, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se në Kosovë ka nevojë të shtohet numri i zjarrfikësve.

Ai ka thënë se ka mangësi edhe në menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Për këtë ai ka thënë se duhet të angazhohen institucionet si Qeveria.

“Kemi një problem me zjarrfikësit në Kosovë. Me sa e di unë në vend janë diku në njëmijë banorë është një zjarrfikës, problemi është që neve na mungojnë nja 500 zjarrfikës”, ka deklaruar ai në “Kallxo Pernime”.

“Ka mangësi të shumta, prandaj sot FSK e bart atë barrën për ndërhyrje nëpër misione shpëtimi ndërsa Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk e ka ende këtë autoritet, nuk e di pse, nuk e di kush i ka fajet, a qeveria apo vetë Agjencia”, tha Ibishi.

Kritika për sigurinë publike ka dhënë edhe kandidati për deputet nga LVV, Xhelal Sveçla.

“Ne nuk e kemi një sistem të mirëfilltë të reagimit në këto raste. Unë lus zotin që mos të ndodhë tërmet si në Shqipëri. Problemi është tek shpërfillja e çfarëdo dispozite në shumë fusha. Por ka telashe edhe në fusha tjera, në lumenjtë për shembull, prandaj kemi vërshime”, deklaroi ai.

www.kallxo.com