Problemet e qeverisjes lokale në Graçanicë

Infrastruktura, uji dhe menaxhimi i mbeturinave janë disa nga problemet  me të cilat ballafaqohen banorët  e Komunës së Graçanicës.

Kërkesat e qytetarëve në  komunën ku përfshihen 17 fshatrat janë nga më të ndryshmet.

Kryetari i kësaj komune, Srdjan Popoviq i cili vjen nga partia Lista Serbe, udhëheq për tri vite Komunën e Graçanicës. Ai nuk ka pranuar të ballafaqohet me pyetjet e qytetarëve dhe me hulumtimin për Graçanicën në emisonin “Jeta në Komunë”.

Nenad Rashiq, politikan dhe ish-kandidat për kryetar të Komunës së Graçanicës, në një intervistë për “Jeta në Komunë” ka kritikuar të parin e kësaj komune se nuk po bën sa duhet për qytetarët.

“Disa herë e kam pa unë personalisht, ka qenë mysafir në medivae në Beograd, si në “RTS” apo “Pink” dhe atje, çka është tragjike, nuk ka biseduar për Graçanicën, por ka biseduar për Deçan, Pejë, Istog, Klinë, që prap nuk është punë e tij, kjo na sjell në konkuldimin që, fatkeqësisht, kryetarët e komunave të udhëhiqen nga Lista Serbe, nuk merën fare me jetën e qytetareve, përkundrazi po merën me diçka që nuk është puna e tyre”, tha Nenad Rashiq.

Nenad Rashiq
Ish-kandidat për Kryetar, Graçanicë

Sipas tij, banorët e Graçanicës kanë kërkesa ndaj ekzekutivit lokal.

“Ata (qytetarët),  kanë kërkesat që janë nornale, vende të punës, më shumë të hyra, zhvillim ekonomik, por te ne shkon shumë ngadalë, sepse thjeshtë nuk ka përkrahje, së pari nga komuna e Gracanicës e pastaj niveli qendror”, vlerëson ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ish-kandidati për kryetar të Graçanicës ka denoncuar edhe ndarjet buxhetore që së fundmi bëri kjo komunë për 14 organizata jo-qeveritare.

Sipas tij, OJQ-të që përfituan të afërta me pushtetin ekzekutiv në Graçanicë.

“Çka është interesante aty, lista e përfituesve përmban 14 OJQ të cilat, secila nga to ka përfituar shumën e njëjtë dhe ajo është 20 mijë e 600 mijë euro, 14 OJQ-të. Kur jemi hy me analizua, dhe po na kthehet një përgjigje për komunës se, 14 që kanë aplikua kanë përfitua, kjo është hera e parë që kam dëgjua që krejt pikuesit përfitojnë. E dyta, të gjitha OJQ-të kanë përfituar shumën e njëjtë të parëve. Shikova në ueb faqe, nuk kishte pasur fare shpallje hiç, e dyta, komisioni për ankesa nuk ishte krijuar fare, kjo është hera e parë në eksperiencën time që nuk ka pasur një komision për ankesa”, thotë Rashiq.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Graçanicës në lidhje me këto pretendime, por ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Në Komunën e Graçanicës mbi 10% e popullatës janë të komuniteteve jo serb. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, çdo komunë e cila ka mbi 10% të popullsisë i takon një nënkryetar për komunitete.

Por, këtë ligj po e shkel kryetari i Komunës së Graçanicës. Kështu thotë asamblisti i vetëm shqiptar, Granit Gashi.

“Ka tri vite që edhe paraardhësi im në pozitën e asamblistit edhe unë, bëjmë kërkesa të vazhdueshme që kryetari ta përmbushë këtë obligim të tij, por ai asnjëherë nuk e ka përmbushur. Tash, më datë 24 nëntor kam kërkuar një opinion ligjit nga MAPL në lidhje me këtë, se a është duke bërë shkelje kryetari dhe cilat janë mekanizmat ligjor që kryetari ta zbatoj ligjin kryetari”, thotë ai.

Gashi thotë se transparenca në komunë nuk po zbatohet.

“Që nga dhjetori i 2019, kryetari i komunës në asnjë mbledhje të Kuvendit Komunal nuk ka marr pjesë, po ashtu edhe qasja në dokumente zyrtare është shumë e vështirë nuk e di cila është arsyeja”, vlerëson ai.

Drilon Gashi,
Asamblist

Ankesa në drejtim të qeverisjes lokale kanë edhe banorët e Graçanicës. Ata thonë se komuna nuk ua zgjidhi problemet për ujë, kanalizimet dhe ambientin.

“Uji ndalet shpesh, gypat nuk janë cilësorë, shpërthejnë shpejt dhe gati 30% nuk kemi ujë sesa do të duhej të kishim çdo ditë. Rrugët, çfarë të them, nuk janë rrugë të këqija, por ajo që po bëhet me këto trotuare nuk mund të shihet askund, duket se është pastrim parash, i heqin, i vendosin të gjitha, krejt njëjtë, nuk e di, nuk jam kompetent të shoh kush i jep ato para dhe si kthehet kjo”, Novica Dimitrijeviq qytetar nga Graçanica.

Qytetarët kërkojnë që kryetari të dal nga zyra, t’i vizitoj ata e të zgjidhje për hallet e tyre.

“Shpresoj që ky kryetar i ri Popoviq thjesht të na vizitojë, të vijë për të parë vendin, vendndodhjen, ku është, dhe nëse është e nevojshme, të na ndihmojë pak. Ai i ndihmoi të gjithë, mendoj se do të na ndihmojë edhe neve”, thotë Zhivorad Niçiq.

Raportet e monitorimit të punës së ekzekutivit lokal nxjerrin shumë mangësi në ofrimin e shërbimeve publike.

Raporti i auditorit ka konstatuar se gjatë vitit 2019 qeverisja lokale nuk arriti ta shpenzojë buxhetin për investime duke kthyer prapa paratë e ndara për investime në këtë komunë.

Sipas të dhënave, Graçanica shpenzoi vetëm 52% nga 8 milionët që i kishte për investimet kapitale të tjerat u kthyen prapa në buxhetin e Kosovës.

Qeverisja e Graçanicës u kritikua nga Auditori edhe për sistemin e pagesave pasi u zbulua se 17 pagesa nuk ishin kryer me kohë dhe për faktin se ende nuk e ka të regjistruar pasurinë në regjistrin elektronik.

Të dhënat nga monitorimi i komunave tregojnë që Gracanica është në mesin e komunave me performancë të ulët në qeverisje lokale.

Kjo komunë është renditur e 30-ta në Raportin e Performancës së Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ky raport në 41 matës e ka vlerësuar Graçanicën  me zero pikë.

Ndër arsyet e vlerësimit negativ përmendet fakti se nga 11 drejtoritë komunale, vetëm një udhëhiqet nga një grua ndërsa kryetari i komunës në tri vite nuk ka marrë pjesë asnjëherë në mbledhjet e Kuvendit Komunal.

Zero pikë komuna ka marrë edhe në publikimin e raporteve të konsultimeve publike, në  diskutim të raportit të auditorit, dhe në matësit e tjerë për parkingje e çerdhe publike.